Lajme

Greqia hap kufijtë me Shqipërinë

06/18/2021 14:42
nga:Y I

Greqia ditën e sotme ka vendosur të hapë kufijtë me Shqipërinë duke filluar nga data 28 qershor.

Ky vendim erdhi pas rekomandimit të KE-së, ku u drejtohej shteteve të BE-së që të hiqnin kufizimin e udhëtimit për disa shtete, ku mes tyre ishte edhe Shqipëria.

Më herët po gjatë kësaj të premteje ishte Gjermania, e cila po ashtu hoqi kufizimet për vendin tonë. Prej 25 qershorit, shqiptarët e vaksinuar mund të udhëtojnë për turizëm edhe në këtë shtet./tvklan