Një peshkatar 80-vjeçar ka shpëtuar 15 persona, të cilët ishin të bllokuar nga fenomeni “Daniel” në Greqi, me ndihmën e varkës së tij.
“Kushtet ishin tragjike. Ishte përmbytja më e keqe”, shpjegoi Tassiopoulos. Fëmijët dhe nipërit më thërrisnin të shkoja me ta, unë iu thashë ‘shkoni ju, kam varkën’. Sapo u larguan fëmijët hyra brenda, por nuk mora asnjë telefon, as asgjë, humba gjithçka atje. Shkoj të marr varkën dhe uji kishte arritur deri në gju. Prita deri në orën 06:00 të mëngjesit për shkak se binte shumë shi. Dola dhe dëgjova disa njerëz që bërtisnin “po mbytemi”. Njëri kishte ujë deri në nofull dhe gruaja e tij ishte pranë tij. I futa në barkë, pesë veta, dhe vazhdova t’i nxirrja njerëzit jashtë. Një familje tjetër, e nxora nga tjegullat, gërmova me duar, katër radhë tjegulla. Gjithsej kam nxjerrë 15 veta, i kam çuar në zyrën e komunitetit se është atje lart, është në katin e dytë.”, ka rrëfyer i moshuari për mediat vendase pas përmbytjeve që kanë goditur shtetin fqinj.


