Lajme

Greqi/ 44-vjeçarja shqiptare sulmohet nga partneri i saj rumun, plagoset në krah, këmbë e shpinë

09/08/2023 11:02
nga:Sh R

Një 44-vjeçare shqiptare në Greqi u sulmua nga partneri i saj rumun pak pas orës 20:30 të së mërkurës, në rrugën Agios Meletiou, në Patisia.

Burri me origjinë rumune ka sulmuar me një objekt të mprehtë partneren e tij 44-vjeçare nga Shqipëria, duke e plagosur në shpinë, krah dhe këmbë.

Gruaja është dërguar në spitalin “Gennimatas”, ku po trajtohet, ndërkohë që po kryhen hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.