Lajme

Greqi: 37-vjeçari shqiptar vdes në burg

12/02/2024 22:20
nga:G B

Një 37 vjeçar shqiptar ka vdekur në Greqi.

Ai bashkë edhe me një person tjetër 38-vjeçar grek, janë gjetur pa ndjenja në burgun e Malandrinos.

Siç raporton Euronews Albania, pas ardhjes së ekipit mjekësor, u konstatua se shqiptari kishte humbur jetën ndërsa 38-vjeçari grek u transportua me ambulancë në spitalin Amfisa dhe pas ndihmës së parë u kthye në qeli.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa priten rezultatet e autopsisë, e cila do të tregojë shkaqet e vdekjes së 37-vjeçarit.