Lajme

Grenell ua publikon mesazhet në Instagram shqiptarëve që e kërcënojnë dhe ja lavdërojnë punën

06/30/2021 12:32
nga:Gazeta Blic

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka thënë se po vazhdon që të merr kërcënime në rrjete sociale, pasi që ua uroi serbëve Vidovdanin.

Në profilin e tij në Instagram, Grenell ka publikuar mbrëmë një mesazh, derisa, në të kërcënohej ish-emisari amerikan me heqje koke.

I njëjti pak orë më vonë, ka publikuar edhe dy mesazhe tjera.

“Dhuna dhe homofobia janë të neveritshme”, ka shkruar Grenell derisa ka publikuar mesazhet kërcënuese që i kanë shkuar.