Lajme

Grenell rrëfen prapaskenat: E vetmja arsye pse Thaçi u padit nga Smith është se ai u informua se do ta hiqnim nga puna

08/04/2023 14:25
nga:N M

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka folur për prokurorin Jack Smith dhe arrestimin e ish-presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se sa ishte në krye të SHBA-së, ish-presidenti Donald Trump, kishin negociuar katër marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, marrëveshja e fundit ishte e madhe dhe konsiderohej të bënte normalizimin ekonomik.

Sipas tij, brenda disa muajsh kur presidenti i Serbisë ishte nisur për në Uashington DC për të përfunduar negociatat për këtë marrëveshje, Jack Smith shpalli një aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës.

“Aktakuzë që ishte politike e 20 vjetëve më parë. Presidenti i Kosovës është ende në burg edhe tash pas tri vjetëve. Tri vjet burg për shkak se Jack Smith e paditi atë dhe unë jam mjaft i bindur se e vetmja arsye që presidenti i Kosovës u padit nga Jack Smith në Hagë është sepse Bruce Schartz në departamentin e drejtësisë e informoi atë se ne do t’i hiqnim nga puna, ne do të shpëtonim nga gjykata dhe të dyja palët në Kosovë dhe Serbi kishin rënë dakord ta bënin këtë. Unë i thashë se Shtetet e Bashkuara do ta çojnë këtë në Këshillin e Sigurisë së OKB-së”, ka thënë ai.

Sipas tij, Smith e urren ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump.