Lajme

Grenell: Qytetarët e Kosovës meritojnë më mirë, Kurti po i izolon ata

05/26/2023 21:45
nga:Arsim Buxhovi

Ish i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka reaguar në Twitter pas incidenteve të sotme në veri të Kosovës.

Ai në postimin e tij ka thënë se “njerëzit e Kosovës meritojnë më mirë”, duke u shprehur se “Albin Kurti po i izolon”.

Tutje, Grenell ka thënë se Joe Biden është duke tentuar ta bëjë “Bëjë Brukselin të Madh Përsëri”.