Lajme

Grenell pas takimit me Listën Serbe: SHBA-ja të vijë t`i dëgjojë njerëzit

06/22/2023 22:09
nga:Astrit Gashi

Ish-i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ia ka bërë thirrje SHBA-së që të jetë në veri të Kosovës.

Ai ka folur pas takimit me Listën Serbe.

“Unë po i kërkoj BE-së të përqendrohet në çështjet ekonomike. Unë gjithashtu i bëj thirrje qeverisë së SHBA-së të vijë këtu dhe të dëgjojë njerëzit. Asgjë nuk mund të zëvendësojë lidershipin amerikan, për të cilin ne kemi nevojë tani. Unë shoh një rrugë të qartë për përparim, për de- përshkallëzimi, dhe duhen disa hapa të guximshëm”, ka thënë Grenell. “Jam i frustruar që këtu nuk ka bashkësi ndërkombëtare. Pse nuk erdhi komuniteti ndërkombëtar për t’i dëgjuar këta njerëz? Pse nuk janë këtu për të parë se cilat janë problemet reale? Ju duhet t’i dëgjoni këta njerëz. Kam dëgjuar shumë shqetësime”.

Sipas tij, është zhgënjyese se si situata është përkeqësuar.

“Për dikë që nuk është më në qeverinë amerikane, i cili e ndjek situatën nga anash, është zhgënjyese të shohësh se si situata është përkeqësuar ndjeshëm në tre vitet e fundit. Ne ishim në rrugën e duhur, duke u fokusuar në normalizimin ekonomik, besojmë se populli i Kosovës, serbët dhe shqiptarët duan paqe, punë të mira, që fëmijët e tyre të qëndrojnë dhe të punojnë dhe të kenë një jetë të mirë. Ata nuk kërkojnë shumë”, ka thënë ai.