Lajme

Grenell: Nuk duhet të flasim për zgjerim të NATO-s, anëtarët aktual të Aleancës nuk po paguajnë detyrimet e tyre

05/14/2022 20:27
nga:Arsim Buxhovi

Ish i dërguar special i Presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka shkruar se aktualisht nuk dihet të flitet për zgjerim të NATO-s.

Përmes një cicërime në Twitter, Grenell shkroi se anëtarët aktualë nuk po i kryejnë obligimet e tyre të zotimit të Uellsit.

“Ne NUK duhet të flasim për zgjerimin e anëtarësimit në NATO kur anëtarët aktualë nuk po paguajnë as detyrimet e tyre të zotimit të Uellsit”,shkroi Grenell.

Kujtojmë se rreth dy ditë më parë Finlanda dhe Suedia kanë njoftuar se shumë shpejt do të aplikojnë për t’u anëtarësuar në NATO.