Lajme

Grenell: Miqtë e mi në Kosovë duhet të përgatiten për pasoja të rënda nëse Kurti nuk i respekton kërkesat

06/07/2023 19:01
nga:Astrit Gashi

Ish-i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, është shprehur sërish për situatën aktuale në Kosovë dhe paralajmërimet se Kosova mund të përballet me pasoja, nëse nuk përmbush kushtet për zgjidhjen e krizës në veri, duke theksuar se kryeministri, Albin Kurti nuk e kupton se çfarë po ndodh me Kosovën.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë atij një afat deri të premten për t’iu përmbajtur angazhimeve që Kosova i ka marrë më parë.

“Miqtë e mi në Kosovë duhet të përgatiten për pasoja të rënda nëse Kurti nuk i respekton. Unë i kam parë pasojat dhe nuk janë të mira”, ka shkruar ai.