Ish i dërguari special i SHBA-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, i ka ofruar presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden, që të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për Kosovën dhe Serbinë, transmeton “Pavlovic Today”.
Grenell deklaroi se nëse BE nuk mund të gjejë një zgjidhje, SHBA-të duhet të përfshihen dhe shtoi se nëse Shtëpia e Bardhë nuk di të arrijë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, ai do të jetë i lumtur të ndihmojë.
“Nëse evropianët nuk mund të arrijnë një marrëveshje për të zgjidhur tensionet aktuale në Ballkan, atëherë Shtëpia e Bardhë do të duhet të largohet nga margjinat dhe të gjejë një zgjidhje të pranueshme për të dy palët. Nëse Joe Biden nuk di si ta bëjë këtë, unë me kënaqësi do të përfshihesha për ta ndihmuar atë”, tha Grenell.


