Lajme

Grenell: Kurti po vazhdon veprimet e tij të njëanshme në veri, në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare

12/26/2022 20:38
nga:Genita C

Ish-i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se po vazhdon veprimet e tij të njëanshme në veri, që sipas Grenell janë në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare.

Tutje, Grenell ka shkruar se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duhet të kërkojë nga Kurti lirimin e serbëve të burgosur dhe të përmbahet nga arrestimi i protestuesve paqësor.

“Albin Kurti vazhdon veprimet e tij të njëanshme në veri në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare”.

Grenell i kishte kërkuar Kurtit ta lirojë ish-policin serb, Dejan Pantiq, që u arrestua në veri.

Madje, ai kishte thënë se nëse Kurti nuk e liron Panqitin, SHBA duhet t’i ndal ndihmat për Kosovën.