Lajme

Grenell flet me Ramën: Ma bëri të qartë që është i frustruar me BE-në!

06/24/2021 18:40
nga:Y I

Ish-Emisari i ish- presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin shqiptar Edi Rama në një medium amerikan.

Grenell e ka pyetur Ramën se cili ishte mesazhi i tij ndaj BE-së për moshapjen e negociatave për Shqipërinë, si dhe për iniciativën e Mini-Shengenit dhe shpalljen “non-grata” të ish-presidentit Sali Berisha nga Departamenti Amerikan i Shteitt.

Pas kësaj interviste, Grenell ka ardh në konkludimin se kryeministri shqiptar është i frustruar me BE-në.

“Kam biseduar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, këtë mëngjes dhe ai e bëri të qartë – është i frustruar me Bashkimin Europian”, ka shkruar ai në Twitter.