Sporti

Greenwood duket i ‘rilindur’ tek Getafe, Barcelona planifikon transferimin e tij

03/08/2024 09:12
nga:Mergim Rreci

Mason Greenwood është një nga objektivat e Barcelona-s për merkaton e verës.

Pasi u lirua nga akuzat për tentativë përdhunimi, sulmuesi i Manchester United, që momentalisht ndodhet i huazuar te Getafe në Spanjë, konsiderohet nga Barcelona si një opsion me kosto të ulët për të forcuar repartin e sulmit.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, katalanasit tashmë kanë ndërmarrë disa hapa për të nisur me negociatat.

Anglezi ka tërhequr interesin e Barcelonës, e cila mban gjithmonë nën kontroll kostot dhe e di se blerja e tij nuk do të kërkonte një investim shumë të shtrenjtë. Drejtuesit synojnë të përmirësojnë anën e majtë të sulmit, një rol në të cilin mund të luajë Greenwood, megjithëse ai ndihet më rehat në anën e djathtë apo edhe si qendërsulmues klasik.

Kontrata e lojtarit me Manchester United skadon në vitin 2025 dhe për këtë arsye “Djajtë e Kuq” do ta lënë atë të largohet në verë, duke shmangur kështu humbjen e lojtarit me parametra zero.