Manchester City ka zyrtarizuar transferimin e Jack Grealish.
Anglezi do të vazhdojë karrierën e tij te kampionët momental të Anglisë, shkruan GazetaBlic Sport.
Mesfushori ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare që do e mbajë atë në ‘Etihad Stadium’ deri në vitin 2026.
Grealish ka folur për herë të parë si lojtari i ‘Citizens’.
Ai ka thënë se nuk mund të refuzonte mundësinë e bashkëpunimit me Pep Guardiolan.
“Kishte shumë arsye përse vendosa të vij këtu, por të punoja me menaxherin ishte një mundësi që nuk mund ta refuzoja”, tha ai.
“Edhe lojtarët që janë këtu ishin një pjesë e madhe e vendimit tim, tani dua të jap më të mirën për këtë skuadër”, shtoi ai.
“Të gjithë e dinë që unë e admiroj Kevin (De Bruyne) dhe do të jetë një ëndërr e bërë realitet të luaj me të”, tha Grealish.
“Shpresoj që periudha ime këtu të jetë e suksesshme”,përfundoi anglezi.
/GazetaBlic Sport/


