Sporti

Grealish i përgjigjet kritikave të Gutit: Mbylle gojën!

05/20/2023 11:06
nga:Mergim Rreci

Guti, një ish-futbollist që kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në shërbim të Real Madridit, la kritika për paraqitjen e Manchester Cityt në ‘Santiago Bernabeu’, pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Tashmë pas ndeshjes së dytë, në ‘Etihad’, e cila përfundoi me një fitore të qytetarëve dhe për pasojë kalimin në finale, Grealish ka reaguar ndaj fjalëve të ish-reprezentuesit spanjoll, duke i thënë atij të mbyllte gojën, transmeton GazetaBlic Sport.

“Grealish nuk e kalon asnjë futbollist”, “Guardiola nuk guxon të bëjë ndryshime” dhe “Me Bernardo Silva në linjë humbasin një lojtar”, ishin disa nga kritikat e Gutit, tha në programin El Chiringuito, më 11 maj.

Më pas, lojtari i Manchester Cityt komentoi tek postimi, duke dërguar një figurë që nënkupton ‘mbyllje goje’.

/GazetaBlic Sport/