Sporti

Grealish debutoi në Champions League me një eurogol të vërtetë

09/16/2021 08:03
nga:Lorik J

Skuadra e Manchester Cityt ka fituar ndaj Leipzigit me rezultatin 6:3.

Në këtë ndeshje realizoi edhe Jack Grealish, i cili ka debutuar me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

26 -vjeçari poashtu asistoi Nathan Aké për golin e parë të Cityt.

Në pjesën e dytë, Grealish vazhdoi me paraqitje të mirë dhe shënoi gol. Pas 56 minutave lojë, Jack shënoi një gol fantastik pas disa kalimeve të mira.

Më poshtë keni golin e tij: