Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Doarsa Kica-Xhelili dhe Time Kadrijaj, janë gratë më të votuara nga të gjitha partitë, në zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Gazeta Blic.
Nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu është gruaja më e votuar me gjithsej 85 mijë e 632 vota.
Nga PDK, gruaja më e votuar është Vlora Çitaku, e cila ka grumbulluar 32 mijë e 193 vota.
Doarsa Kica-Xhelili është më e votuara nga LDK, me 40 mijë e 488 vota.
Ndërsa, nga AAK-Nisma, gruaja më e votuar është Time Kadrijaj, me 12 mijë e 359 vota./Gazeta Blic/


