Lajme

Gratë deputete bënë homazhe te busti i Albright: Falënderuese për ndikimin që pati në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

03/24/2022 10:43
nga:Astrit Gashi

Grupi i Grave Deputete dhe Drejtoresha e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg, kanë bërë homazhe te busti i ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madaleine Albright.

Ato u shprehen falënderuese për veprën e ish-sekretares Albrightit dhe ndikimin që pati në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në vitin 1999.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, tha se nderimi që po i bëhet asaj sot, është shenjë se do të jetë në mendjet dhe zemrat e popullit të Kosovës.

“Bashkë me grupin e grave deputete që është një grupin i të gjitha subjekteve politike po ashtu bashkë me drejtoreshën e NDI-së Nancy Soderberg, që kishe mentore direkte të punës së saj zonjën Madaleine Albright miken e madhe të Kosovës që e ndihmoi në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shprehëm sot trishtimin për humbjen e jetës së saj dhe po ashtu të tregojmë që do të jetë në mendjet dhe zemrat e popullit tonë përjetësisht”, tha Kurti.
Drejtoresha e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg, tha se vdekja e ish-sekretares Albright e ka prekur shumë.

Ajo tha se Albright ishte mentorja e saj personale.