Sporti

Granit Xhakën “e lëshuan nervat” pas tensioneve të krijuara nga Richarlison, mesfushori shqiptar u fjalos me Antonio Conten

01/15/2023 21:21
nga:E K

Arsenal ka fituar derbin londinez me rezultat 2-0.

Autogoli i Lloris dhe goli i bukur i Odegaard mjaftuan që Gunners të marrin pijët e plota ndaj rivalit të përbetuar, Tottenham, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja e rivalizuar nuk shkoi pa tensione pasi në fund të takimit Richarlison pati fjalë me Ramsdale.

Megjithatë ky nuk ishte tensioni i vetëm i krijuar në fund. Edhe lojtarin shqiptar, Granit Xhaka e “lëshuan nervat” duke patur fjalë me lojtarët kundërshtarë madje edhe me trajnerin, Antonio Conte.