Sporti

Granit Xhaka së shpejti pritet të vazhdojë kontratën me Arsenalin

08/13/2021 20:24
nga:E K

Duket se karriera e Granit Xhakës do të vazhdojë në Arsenal.

Mesfushori shqiptar ishte shumë i lidhur me një transferim të mundshëm te Roma, por Arsenal refuzoi ofertat drejtuar klubit për Granit Xhakëm, shkruan GazetaBlic Sport.

Arsenal tani janë të bindur që Xhaka do të vazhdojë të qëndrojë në Emirates dhe së shpejti do t’i ofrojnë kontratë të re ku do të ketë edhe rritje page për Xhakën.

Lajmin e ka konfirmuar edhe gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano, i cili raporton se Xhaka pritet të pranojë ofertën e Gunners.

Arsenal sot do të përballet me Brentford në kuadër të ndeshjes hapëse të Premierligës ku do të jetë edhe kapiten i ekipit.

/GazetaBlic Sport/