Sporti

Granit Xhaka presion Arsenalit, dëshiron me çdo kusht kalimin në Serie A

06/19/2021 13:08
nga:Mergim Rreci

Il Corriere dello Sport raporton se Granit Xhaka po e shtyn Arsenalin që ta lejojë transferimin e tij tek Roma.

Kapiteni i Zvicrës tashmë ka arritur një marrëveshje me skuadrën italiane, përcjell GazetaBlic Sport.

Il Corriere dello Sport raporton se Xhaka do të nënshkruajë një marrëveshje katër-vjeçare, 2.5 milion € në vit me Romën, por gjigandët e Serie A nuk kanë arritur ende një marrëveshje me Arsenalin.

Xhaka dëshiron të bashkohet me Mourinho në kryeqytet dhe thuhet se po shtyn skuadrën e Premier League për të finalizuar marrëveshjen.

Sipas raportit, Xhaka u ka konfirmuar drejtuesve të Arsenal se ai dëshiron një lëvizje në “Olimpico.”

Sidoqoftë, Arsenali dëshiron 20 milion euro plus shtesa për të shitur 28-vjeçarin i cili u transferua në “Emirates Stadium” nga Borussia Monchengladbach për 45 milion € në 2016.

La Gazzetta dello Sport raportoi të premten se një marrëveshje midis dy klubeve është afër pasi gjigandët e Serie A thuhet se kanë ofruar 20 milion € duke përfshirë shtesa.

/GazetaBlic Sport/