Euro2024

Granit Xhaka pjesë e formacionit më të mirë të grupeve në ‘Euro 2024’, sipas ‘A Bola’

06/27/2024 19:47
nga:Mergim Rreci

Me një formacion 4-4-2, Gigi Donnarumma është portieri që performoi më së miri në këtë fazë grupore, sipas mediumi portugez ‘A Bola’.

Duke kaluar në mbrojtje, kemi një treshe që vjen direkt nga Zvicra, Ricardo Rodriguez , Manuel Akanji dhe Fabian Schar u dalluan për qëndrueshmërinë dhe rregullsinë e tyre në boshtin mbrojtës të skuadrës së drejtuar nga Murat Yakin dhe fituan vendin e tyre në këtë njëmbëdhjetëshe. Mbrojtësi i krahut turk i Fenerbahçes , Ferdi Kadioglu , plotëson vijën e fundit, sipas mediumit portugez.

Në mesfushën e saj janë katër lojtarë nga katër kombëtare. Të zgjedhurit janë Jamal Musiala , nga kombëtarja gjermane, magjistari i pashmangshëm belg Kevin De Bruyne , lokomotiva zvicerane Granit Xhaka dhe holandezi i palodhur Tijani Reijnders.

Spanjolli i Atlético de Madrid , Alvaro Morata dhe golashënuesi më i mirë i turneut deri më tani, Georges Mikautadze janë të përzgjedhurit e ‘A Bola’ për sulmin.

/GazetaBlic Sport/