Sporti

Granit Xhaka me rekord fantastik tek kombëtarja e Zvicrës, sot barazon rekordin historik

10/15/2023 16:59
nga:Lorik J

Kombëtarja e Zvicrës sonte takohet me Bjellorusinë.

Zvicra dhe Bjellorusia ballafaqohen sonte me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Në këtë duel, Granit Xhaka do të startojë nga minuta e parë, me ç’rast edhe do ta barazojë një rekord historik tek “Helvetikët”.

Granit Xhaka sonte bën paraqitjen e tij të 118-të për Zvicrën, duke barazuar Heinz Hermann si lojtari me më shumë paraqitje për kombëtaren zvicerane.

Padyshim, Xhaka do mbetet gjithmonë në historinë dhe zemrat e zvicranëve.

/GazetaBlic Sport