Sporti

Granit Xhaka lë pas lëndimin, sonte pritet të jetë i gatshëm ndaj Evertonit

12/06/2021 13:52
nga:Lorik J

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka është rikthyer në stërvitje të plotë dhe mund të bëjë rikthimin e tij në Premier League kundër Evertonit sonte.

Mesfushori pësoi një dëmtim të rëndë në gju në fund të shtatorit dhe fillimisht pritej të humbiste pjesën e mbetur të vitit 2021, ndërsa qëllimi ishte që ai thjesht të ishte mjaftueshëm i gatshëm për të stërvitur në fillim të vitit të ri, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, mësohet se Xhaka ka bërë ‘përparim të shkëlqyeshëm’ dhe stafi mjekësor i klubit ka dhënë dritën jeshile për një rikthim.

Xhaka sonte mund të jetë në stol, me Thomas Partey që do të startonte përkrah njërit prej Albert Sambi Lokonga ose Mohamed Elneny.

Mbetet të shihet nëse Arteta do t’i japë minuta.

/GazetaBlic Sport