Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, u shpreh shumë i lumtur për fitoren 3-1 ndaj Hungarisë në ndeshjen e parë për të dyja skuadrat në Euro 2024. Mesfushori u shpall lojtari i ndeshjes në ndeshjen kundër hungarezëve.
“Jam shumë krenar që fituam ndeshjen. Pjesa e parë shumë e mirë, e dyta më e vështirë. Por mendoj se i merituam tre pikët. Është gjithmonë mirë të fillojmë me fitore për të pasur besim. Dhe e bëmë atë kundër një kundërshtari të fortë. Tani duhet të rikuperohemi për ndeshjen e radhës”, ka komentuar Xhaka, transmeton GazetaBlic Sport.
“Mbështetja e tifozëve tanë ishte shumë e rëndësishme për ne. Është gjithmonë bukur kur ndjen energjinë e tifozëve pas teje.
/GazetaBlic Sport.