Sporti

Granit Xhaka infektohet me COVID-19

01/09/2022 17:38
nga:Lorik J

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është infektuar me COVID-19.

Lojtari nuk është grumbulluar fare nga Arsenali për ndeshjen e sotme të FA Cup ndaj Nottingham Forest, shkruan GazetaBlic Sport.

Para ndeshjes, Arsenali konfirmoi se dy raste pozitive janë gjetur në kampin e tyre.

Mes lojtarëve që kanë rezultuar pozitiv është edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.

“Granit Xhaka dhe Folarin Balogun humbasin ndeshjen e sotme pasi rezultuan pozitivë për Covid, ndërsa Emile Smith Rowe dhe Takehiro Tomiyasu mungojnë për shkak të lëndimeve”, thuhet në njoftimin e Topçinjve.

/GazetaBlic Sport