Sporti

Granit Xhaka: Fitore shumë me rëndësi, duam gola të hershëm në ndeshjen e kthimit, që ta përfundojmë çështjen e finalistit

05/02/2024 23:10
nga:Lorik J

Skuadra e Leverkusenit ka fituar sot ndaj Romës në ‘Olimpico’ me rezultatin 0:2.

Leverkusen fitoi në gjysmëfinalen e parë të Europa League me golat e Wirtz dhe Andrich, andaj tani është shumë afër finales së madhe të kompeticionit evropian, përcjell GazetaBlic Sport.

Xhaka tha se rezultati i sotëm është fantastik, por ata duan të shënojnë gola herët edhe në takimin kthyes, që ta sigurojnë finales sa më lehtë.

“Dy golat janë shumë të rëndësishëm, na ndihmojnë jashtëzakonisht shumë për ndeshjen e dytë. Sidoqoftë, ne ende duam të shënojmë një gol javën e ardhshme për ta fituar ndeshjen herët”, tha Xhaka për faqen zyrtare të klubit pas ndeshjes.

Kujtojmë se Leverkuseni tani ka 47 ndeshje pa humbje në të gjitha garat.

/GazetaBlic Sport