Bekë Berisha sot ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të KB Prishtinës.
Politikani i njohur ka dhënë dorëheqje vetëm pak ditë pas zgjedhjes në postin e kryetarit të klubit basketbollistin, Prishtina.
Vendin e tij po e synon legjenda e basketbollit, Granit Rugova.
Ai përmes rrjeteve sociale ka shprehur vullnetin e tij për t’u emëruar kryetar, duke e cilësuar vetën e tij si të gatshëm për të menaxhuar klubin së bashku me “Plisat”.
“Sot, e ndiej obligim moral të marr përgjegjësinë dhe ta shpreh haptas vullnetin tim për të pretenduar pozitën e kryetarit të klubit të zemrës. Jo për ambicie personale, por sepse besoj se kam njohuritë, përvojën dhe energjinë për të menaxhuar mirë klubin dhe bashkë me Plisat, qytarët e Prishtinës dhe të gjithë dashamirët e klubit, ta çojmë klubin aty ku e meriton”, ka shkruar Rugova.


