Sporti

Granit Begolli largohet nga Feronikeli 74

06/13/2023 11:36
nga:Mergim Rreci

Granit Begolli është larguar nga roli i trajnerit tek skuadra e Feronikelit 74.

Palët kishin një sukses të jashtëzakonshëm edicionin që shkoi, duke u ngjitur në Superligën e Kosovës, por që rrugët tashmë do të ndahen mes tyre.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se klubi ka ofruar rinovim dhe ishte i interesuar që ta mbante trajnerin Begolli, por ai është larguar nga klubi për arsye personale.

Do të mbetet tb shihet se cila do të jetë e ardhmja e trajnerit Begolli, i cili më parë ishte trajner edhe tek Liria.

/GazetaBlic Sport/