Skuadra e Dritës është eliminuar nga kualifikimet e UEFA Conference League, pas humbjes 3:2 nga Feyenoordi në ballafaqimin e sotëm.
Feyenoordi fillimisht kaloi në epërsi me golin e Til, por pastaj Drita ishte në avantazh ndaj Feyenoordit për më shumë se 50 minuta lojë me golat e Astrit Fazliut e Simonovskit, megjithatë Til u shfaq sërish në skenë dhe me dy golat e tij – e dërgoi Feyenoordin në fazën tutje të kualifikimeve për UEFA Conference League.
Megjithatë, Granit Begolli, analisti dhe trajneri i njohur kosovar në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, lavdëroi tej mase ekipin e Dritës, pasi sipas tij e kanë përfaqësuar në mënyrën më të mirë futbollin kosovar në këtë sfidë.
“Madhështore paraqitja e Dritës, ia boni dritë fytyrën Kosovës me këtë paraqitje, kjo që ka bërë Drita sonte është historike për futbollin kosovar, një paraqitje që duhet të duartrokit nga të gjithë. Skuadra e madhe holandeze do ta mbajë mend mirë skuadrën nga Kosova, pasi iu desht shumë të djersitet që ta mposht”, tha Granit Begolli.
/GazetaBlic Sport