Sporti

Grand Slami i Parisit: Distria Krasniqi fantastike, kualifikohet në gjysmëfinale

02/02/2024 14:30
nga:E K

Distria Krasniqi po vazhdon me paraqitje fantastike në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris.

Kampionia olimpike ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Krasniqi në çerekfinale e mundi xhudisten nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Khorloodoi Bishrelt, pasi kjo e fundit mori tri penalizime, për t’u diskualifikuar nga gara.

Kësisoj, Distria në gjysmëfinale do të përballet me japonezen, Kisumi Omori.

Kujtojmë se Nora Gjakova u ndal në çerekfinale, por është ende në garë për medaljen e bronztë.

Në anën tjetër, Flaka Loxha u eliminua në raundin e tretë.