Sporti

Grand Slami i Baku: Nora Gjakova spektakolare, kualifikohet në finale

02/16/2024 12:41
nga:E K

Nora Gjakova është kualifikuar në finale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Kampionia olimpike ishte spektakolare sot në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke i fituar të katër betejat e saja.

Gjakova në gjysmëfinale e mundi holandezen, Julie Beurskens.

Në finale, Nora Gjakova do të përballet me kanadezen, Christa Deguchi.

Ndërkohë, nesër dhe pasnesër do të garojnë edhe Laura Fazliu, Dardan Cena dhe Loriana Kuka.