Lajme

Gramoz Vokrri: Duhet të investojmë tek të rinjtë

05/07/2021 21:11
nga:M K

Gramoz Vokrri është i ftuar në emisionin “Blic Interview me Astrit Gashin”, prodhim i GazetaBlic.

Mes shumë çështjes të diskutuara, ai ka shpalosur idetë e tij sesi duhet të investohet në futbollin kosovar, në mënyrë që pas disa vitesh të korrim sukses.

Sipas Vokrrit, investimi duhet të ndodhë me patjetër tek të rinjtë, në mënyrë që të përqendrohemi në shit-blerje të lojtarëve e kështu të ngrisim nivelin.

“Mendoj se duhet investuar tek të rinjtë. Klubet aktuale të Superligës kanë tendencë që të punojnë në këtë drejtim, por duhet të përqendrohen edhe më shumë. E kemi shembull Dinamon e Zagrebit, që investon shumë tek të rinjtë. Ashtu punon edhe është klub tejet i organizuar”, tha ndër të tjera Vokrri.

LEXO EDHE:

Gramoz Vokrri: Serbia lobonte egër kundër Kosovës në UEFA, por pranimi e vulosi pavarësinë e shtetit tonë

/GazetaBlic/