Lajme

Grajçevci për takimi i Komsionit të Përbashkët për të zhdukurit: Do jetë takim informues, pa ndonjë risi

01/13/2025 18:18
nga:G B

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se këtë javë në Bruksel do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ahmet Grajçevci – Këshilli i familjarëve të zhdukur ka deklaruar nuk pret ndonjë rezultat nga takimi që do të zhvillohet në Bruksel.

Grajçevci në “Five” të Dukagjinit u shpreh se “nuk presim ndonjë rezultat që do të jap, pasi që është bërë çështje politike, e nuk është çështje humanitare”.

“Ky takim nuk do të ketë risi, por si familjar nuk presim diçka që do të jetë pasi kemi të bëjmë me një regjim ku nuk e ka gjetur vetën në pozitat e duhura për të informuar për familjet e tyre qoftë për të vdekurit apo të gjallë. Ata e dijnë se ku kanë përfunduar familjarët tanë. Takimin e së mërkurës nuk presim ndonjë rezultat që do të jap, pasi që është bërë çështje politike, e nuk është çështje humanitare. Ne nuk mund të presim diçka më tepër, arsyeja se kjo çështje është dashur të kryhet më herët dhe tryesnia ndërkombëtare ka qenë neglizhent rreth kësaj çështje.

Serbia e ka gjendjen kaotike brenda shtetit të vet, dhe asnjëherë nuk tregon për varrezat masive. Serbia duhet me tregu se ku janë njerëzit tanë, ku janë varrezat masive, Pasi që Serbia ka punuar në mënyrë komanduese dhe administruese, dhe çdo gjë e ka mirë të filmuar dhe mirë të evidentuar”, vijoi ai.

Aid Çerkini – Axhën të zhdukur ka thënë poashtu se nuk pret rezultate ose “vlerë më të madhe” sesa takim informues të mërkurën mes dy palëve dialoguese.

“Për takimin e parë, mendoj se nuk do të sjell në pah ose diçka më shumë ose vlerë më të madhe, Pasi që takimi parë do të jetë takim informues. Shpresoj se do të zbatohet marrëveshja e Ohrit, me të cilën janë të caktuar pikat se çka duhet të bëhet për të zhdukurit me dhunë në Kosovë. Do të zhvillohet një dialog, i cili do të ketë edhe një karakter, të cilin faktori ndërkombëtar do të bëjë trysni mbi dy palët.

Jam nipi i Bajram Çerkinit, ai është në gjendje të rëndë shëndetësore. Si familje nuk e kemi humbur shpresën por edhe 1600 të tjerë. Imazhe, të freskëta, gjyshi deri në momentin kur u sëmurë nuk u ndal së kërkuari për familjarët, që i kanë të zhdukurit e tyre. Shpresoj që një ditë se do të flejmë të qetë dhe do të kemi se ku do të vendosim lule pranë varrit tek më të dashurit tanë”, vijoi Çerkini.