Lajme

Grainca me kritika për LDK-në: Do të duhej të bënin një opozitë më serioze, i’u kushtoi me votë sepse qytetarët nuk falin!

01/17/2026 09:57
nga:Y I

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Grainca, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka kritikuar verpimet e këtij subjekti politik pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Grainca potencoi se veprimet e LDK-së kanë qenë të gabuara sidomos në raport me opozitën dhe se është dashur të gjendet një gjuhë e përbashkët.

Ai tha se këto lëshime dhe sjellja jo-serioze në raport me vetveten i ka kushtu LDK-së me votë

“Mendoj se kanë qenë veprime të gabuara sidomos në raport me opozitën, ka qenë dashtë të gjejë gjuhë të përbashkët sepse qytetari të ka dhënë aq përgjegjësi për aq vota sa ke marrë. Kanë patur mundësi të gjejnë një gjuhë të përbashkët, të bëjnë një opozitë më serioze të gjitha partitë jo veç LDK-ja. Këto lëshime dhe sjellja jo-serioze në raport me vetveten i ka kushtu LDK-së me votë sepse qytetarët nuk falin, të dënojnë për papërgjegjësinë që ke treguar” tha Grainca në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/