Lajme

Grafite famëkeqe dhe përçarëse serbe në Veri: Policia jep detaje

02/12/2024 08:47
nga:N K

Gjatë ditës së djeshme në lokacione të ndryshme në veri u shfaqën afishe me motive urrejtëse dhe përqarëse.

Për këto Policia e Kosovës në raportin ditor ka njoftuar se në Zubin Potok, Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq, ishin shkruar disa nga këto grafite.

Policia njoftuan po ashtu se rastet janë duke u hetuar.

Njoftimi i plotë nga policia:

Zubin Potok 11.02.2024 – 11:36.Raportohet se persona të panjohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar.
Mitrovicë Veri 11.02.2024 – 10:30. Raportohet se persona të panjohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar.
Leposaviq 11.02.2024 – 11:30. Raportohet se persona të pa njohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar.