Lajme

Gracka nga komedianët rusë, ish-mbështetësi VV-së: Kurti duhet të pensionohet urgjentisht

3 ditë më parë
nga:G C

Analisti politik Bleron Baraliu, i cili dikur përkrahte fuqishëm Albin Kurti, ka komentuar rënien e kryeministrit në grackën e dy komedianëve rusë.

Ai e ka vlerësuar si shqetësuese bisedën që shefi i qeverisë e ka bërë me komedianët rusë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kurti është një politikan thellësisht naiv dhe i pamençur.

Sipas tij, pas rënies në këtë grackë tashmë e gjithë vota e di Kurti është një amater i jashtëzakonshëm.

Baraliu ka kërkuar largimin e Kurtit nga politika.

“Tani më nuk kemi të bëjmë me një çështje politike apo digresion këndvështrimesh kundërthënëse; tani secili joanalfabet duhet t’a kuptojë se Albini Kurti duhet të pensionohet urgjentisht, sepse në rrethanate tanishme ai peshon rëndë në supet e Kosovës kundrejt marrëdhënieve ndërkombëtare dhe synimeve progresive. Të gjithë me sy hapur tani duhet t’a pranojnë pa mashtruar veten më tutje se mbreti sot është krejtësisht lakuriq!”, ka shkruar ai.