Showtime

Graciano flet për herë të parë për krisjen e marrëdhënies me Argjirën!

04/19/2024 18:19
nga:Y I

Graciano ka folur për herë të parë për krisjen e marrëdhënies me Argjirën.

Pasi Egla e ka ngacmuar, duke e pyetur se si shkojnë gjërat me partneren, Graciano thotë se ndonjëherë njerëzit tregohen egoistë, pa dashje.

Egla: Hë mo si je:

Graciano: Mirë.

Egla: Ka lajme nga fronti i perëndimit?

Graciano: Jo. Nuk e di për çfarë po flet ti Egla. Se di. Por jo.

Egla: E paske qelbur muhabetin. Më duket e paske menderosur punën.

Graciano: Jo, jo. Nuk e kam menderosur. Thjesht kur ke shumë ngarkesë dhe shumë gjëra mbi kokë, pa dashje fillon dhe merr shumë zjarr. Nuk është menderosur gjë. Korrektësia dhe përkushtimi është, por me ca gjëra nxitohesh. Ndoshta ndonjëherë bësh edhe egoist pa dashje. Por jo me qëllim.