Lajme

Graçanicë: Dyshohet se mori 100 euro fals nga bankomati

01/09/2026 10:10
nga:Sh R

Një grua kosovare ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka hasur në një kartëmonedhë të dyshuar të falsifikuar në vlerë prej 100 eurosh.

Sipas njoftimit zyrtar, ankuesja ka deklaruar se më 8 janar 2026 kartëmonedhën e ka tërhequr nga një bankomat, duke dyshuar se e njëjta nuk është autentike.

Monedha është sekuestruar nga autoritetet kompetente dhe është dërguar për ekzaminime të mëtejshme.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë në vazhdim.