Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 55, Valon Grabovci, ka shprehur mirënjohjen për pritjen e ngrohtë dhe mobilizimin e strukturave të partisë në Suharekë, të udhëhequra nga kryetari i degës, Dardan Berisha, raporton GazetaBlic.
Grabovci theksoi angazhimin e të gjithëve për fitoren e Bedri Hamzës si kryeministër, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm për përparimin e Kosovës.
Ai shoqëroi mesazhin me hashtagët #KosovaMaMirë dhe #MeBedriHamzen.