Valon Grabovci, kandidat i PDK-së për deputet, ka shpallur angazhimet e tij për të përmirësuar jetesën e qytetarëve, raporton GazetaBlic.
Ai mbështet programin e Bedri Hamzës, që premton rritje pagash dhe pensionesh, mbështetje për fëmijët dhe bizneset, përmirësim të shëndetësisë dhe ndryshime ligjore për të lehtësuar ekonominë.
Grabovci ftoi qytetarët të votojnë për numrin 55 në listën e PDK-së, për një Kosovë më të mirë.
E plotë:
Të dashur qytetarë,
Jemi në përgatitjet e fundit për shpërndarjen e kartave të mia njoftuese, si pjesë e angazhimit tim për t’u afruar me ju dhe për të prezantuar vizionin tim dhe të PDK-së.
Duke mbështetur programin e Bedri Hamzës me sloganin “Kosova mundet #MaMirë”, angazhimet tona kryesore janë:
• Rritje pagash deri në 50% për sektorin publik!
• Rritje pensionesh, asnjë pension nën 200€ dhe rritje prej 50% e pagesave për kategoritë e luftës.
• Subvencione prej 100€ për fëmijet që nuk mund të regjistrohen në çerdhet publike.
• Mbështetje për biznese, me grante deri në 30% të investimit.
• Ndryshimi i ligjit për TVSH-së, pagesa brenda vendit jo në kufi.
• Lirimi nga tatimi për pagat deri në 400 euro.
• Përmirësim i shëndetësisë dhe zbatim i sigurimeve shëndetësore për të gjithë.
Ju ftoj të më përkrahni dhe të votoni për numrin 55 në listën e PDK-së.
Kosova mundet #MaMirë #MeBedriHamzen1
#PDK131
#ValonGrabovci55