Adem Grabovci përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se dega e PDK-së në Pejë unanimisht ka aprovuar propozimin që i njëjti të jetë kandidat potencial për deputet në zgjedhjet e ardhshme.
Ai ka vlerësuar përkrahjen dhe mbështetjen e strukturave dhe anëtarësisë së PDK-së në gjithë vendin e veçanarisht në Pejë.
“Koordinimi dhe bashkëpunimi gjithëpërfshirës, do jenë bazë e çdo veprimi, i cili do jetë në interes të përgjithshëm. Faleminderit PDK në Pejë!Është koha që Dielli të lind përsëri” shkruan Grabovci raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Faleminderit degës së PDK-së në Pejë, që unanimisht aprovoj propozimin që unë të jem kandidat potencial për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 Shkurtit.
Vlerësoj lartë përkrahjen dhe mbështetjen e strukturave dhe anëtarësisë së PDK-së në gjithë vendin, veçanërisht në Pejë.
Tutje, koordinimi dhe bashkëpunimi gjithëpërfshirës, do jenë bazë e çdo veprimi, i cili do jetë në interes të përgjithshëm. Faleminderit PDK në Pejë!
Është koha që Dielli të lind përsëri!