Lajme

Grabitje spektakolare në dyqanin “Louis Vuitton”, 14 persona vodhën çanta me vlerë 100 mijë dollarë

11/20/2021 13:57
nga:Y I

Një grabitje spektakolare ka ndodhur në një dyqan të “Louis Vuitton”, në Çikago.

Kjo grabitje nuk i ka shpëtuar edhe kamerave të sigurisë të cilat janë aksesuar nga mediat e huaja.

Në videon e publikuar shihen se si 14 persona të armatosur “rrëmbejnë” me shpejtësi rekord të gjithë dyqanin.

Sipas informacioneve nga ana e policisë , bëhet me dije se 14 të dyshuarit u futën me në dyqan, morën një sasi ende të papërcaktuar të mallit që ndodhej në dyqan dhe më pas u larguan me vrap dhe në hyrje të dyqanit i prisnin 3 automjete.

Nga ana tjetër që Policia vlerëson se janë vjedhur çantat me vlerë 100 mijë dollarë.

Mësohet gjithashtu se kishte një moment kur roja i sigurisë u përlesh me disa të dyshuar, por edhe pse i armatosur ai nuk qëlloi me armë.

Shefi i policisë, James Kruger tha se po vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve dhe ka të dhëna për automjetet me të cilat ata u larguan, por nuk dha më shumë informacione.