Lajme

Grabitje spektakolare në dyqanin “Louis Vuitton”, 14 persona të armatosur rrëmbejnë gjithçka në pak sekonda

11/20/2021 09:21
nga:Y I

Mediet e huaja kanë publikuar pamjet e një grabitjeje spektakolare në një dyqan të “Louis Vuitton”, në Çikago.

Në video shihen se si 14 persona të armatosur “rrëmbejnë” me shpejtësi rekord dyqanin.

Policia përcaktoi se 14 të dyshuar u futën me në dyqan, morën një sasi ende të papërcaktuar të mallit që ndodhej në dyqan dhe më pas u larguan me vrap.

Ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me tre automjete. Policia vlerëson se janë vjedhur çantat me vlerë 100 mijë dollarë.

Kishte një moment kur roja i sigurisë u përlesh me disa të dyshuar, por edhe pse i armatosur ai nuk qëlloi me armë.

Shefi i policisë, James Kruger tha se po vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve dhe ka të dhëna për automjetet me të cilat ata u larguan, por nuk dha më shumë informacione.