Lajme

Grabitje në Prishtinë, taksisti thotë se iu morën 100 euro nën kërcënimin e thikës

10/06/2024 09:44
nga:G C

Një taksist është ankuar në polici se derisa ishte duke punuar dy persona nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur 100 euro.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën 27 nëntori në Prishtinë, në ora tre e gjysmë të mëngjesit.

Viktima e dyshuar është një punëtor i një kompanie të taksive, ndërsa ngjarja është duke u hetuar.

Rasti u cilësua “Grabitje”, njofton policia.