Lajme

Grabitje e dhunshme në Gjakovë, hajni tmerron gruan në gjumë

07/20/2021 17:26
nga:Y I

Një rast i grabitjes ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, konkretisht rreth orës 05:00.

Policia njofton se viktima femër derisa ishte duke fjetur në shtepinë e saj në rrugën “Shotë Galica” – në Gjakovë, një i dyshuar ju kishte hedhur me gjunjë në trup dhe duke e shtrënguar për fyti i kishte kërkuar para.

Policia ka konfirmuar se i dyshuari, kishte arritur të marrë nga portofoli shumën prej 4 (katër) euro, si dhe nje telefon të markës Samsung në vlerë prej 50 ëuro. Më pas i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. I dyshuari e kishte fytyrën të mbuluar me një kapelë në formë maske ku nuk i vërehej fytyra fare.

Tutje, policia thotë se pas një pune operacionale hetimore është arritur që të arrestohet i dyshuari: SH. Z. I lindur 2001 i përkatësisë ashkali.

“I cili në prezencën e avokatit ka pranuar ne tërësi veprën me te cilen akuzohej. Gjerat e grabitura si dhe kapela me te cilën dyshohet se eshte kryer vepra jane konfiskuar nga ana e policisë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar departamenti i krimeve të rënda, dhe me urdhër, i dyshuari ndalohet në qendren e ndalimit. Rasti është nën hetime dhe është cilësuar si grabitje. / Express/