Përditësimet po vijnë nga SkySports në lidhje me grabitjen në shtëpinë e Raheem Sterling, sulmuesit të Chelsea dhe kombëtares angleze që u zhvillua të dielën e kaluar.
Sipas asaj që raportoi mediumi, policia arrestoi dy persona nën akuzën e tentativës për vjedhje, përcjell GazetaBlic Sport.
Sterling ishte pjesë e kombëtares angleze, por u largua nga Katari dhe udhëtoi për Angli kur mori vesh lajmin.
Kujtojmë se Sterling ende nuk do kthehet në Katar derisa familja e tij është e sigurtë.
/GazetaBic Sport