Një grabitje ka ndodhur sot në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë, me ç’rast i dyshauri ka shtënë me armë zjarri AK-47, raporton Gazeta Blic.
Policia ka njoftuar për Gazeta Blic se si reagim ndaj tij, një person ka shtënë me armë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet, ndërsa që të dyshuarin e ka arrestuar në Obiliq.
Atij i është ofruar ndihmë mjekësore, pasi është i plagosur.
“Sot rreth orës 15:15, është raportuar për një rast grabitje në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë, me ç’rast i dyshauri ka shtënë me armë zjarri AK-47.
Si reagim ndaj të shtënave të të dyshuarit, në përpjekje për të parandaluar grabitjen një qytetar po ashtu ka shtënë me armë zjarri.
Pas marrjes së informacionit, zyrtarët e Policisë së Rajonit të Prishtinës kanë dalë në vendngjarje, kanë ndërrmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-policore dhe pak minuta pas raportimit të rastit, kanë arritë që në Obiliq të arrestojnë personin dyshuar i cili është i lënduar.
Të njëjtit për shkak të lëndimeve (dyshohet të jetë plagosur) i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor.
Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar :
-veturën e të dyshuarit, si dhe,
-një armë automatike, të tipit AK-47.
Ndërkaq hetuesit po vazhdojnë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore policore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës për Gazeta Blic.