Sporti

Grabiti me armë shtëpinë e futbollistit të Napolit, arrestohet hajduti italian

12/22/2021 15:04
nga:Lorik J

Një nga personat që të shtunën e kaluar kishte grabitur me armë Adam Ounas u identifikua dhe u arrestua dy ditë më parë në Napoli.

Bëhet fjalë për një person banues pranë Secondigliano, 44 vjeç që ka një mori precedentësh në polici, përcjell GazetaBlic Sport.

Kur personi u fut në shtëpinë e futbollistit kishte armë për të grabitur algjerianin.

Burri pretendon se nuk e ka njohur futbollistin e Napolit në momentin e grabitjes.

Ai ka vjedhur gjëra me vlerë prej rreth 5 mijë eurosh, që përfshijnë orë, zinxhir dhe para të gatshme.

/GazetaBlic Sport